200 milionë për sezon, Ronaldo shumë afër klubit të ri

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo pritet të bëhet me skuadër të re pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Siç bëhet e ditur nga “Marca”, Ronaldo pritet t’i bashkohet skuadrës së Al-Nassr pas Kupës së Botës pasi që raportohet se ka arritur marrëveshje në vlerë prej 500 milionë eurosh me klubin nga Arabia Saudite.

37 vjeçari është në kërkim të skuadrës së tij të re pasi që Manchester United i shkëputi kontratën në përgjigje të intervistës bombastike të tij me Piers Morgan.

Krerët e United ishin të nevrikosur që Ronaldo e pranoi se ai nuk ka respekt për Erik ten Hag dhe se e akuzoi drejtuesit e klubit se ata dështuan për të përmirësuar kushtet në qendrën stërvitore.

Ronaldo, i cili kishte edhe shtatë muaj të mbetur në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” e cila kishte një vlerë prej 580,000 në javë, nuk morri dëmshpërblim nga United pas largimit të tij.

Por pesë herë fituesi i Topit të raportohet se tani ka arritur një marrëveshje në parim për t’u transferuar te skuadra e Al-Nassr.

“Marca” pretendon se Ronaldos i është ofruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me vlerë prej 200 milionë eurosh në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *