Zyrtare, sulmuesi i Bragas së Portugalisë i bashkohet Drenicës

Braziliani, Jose Denisson Silva Dos Santos, është përforcimi i ri i Fc Drenicës për stinorin pranveror. Ish-lojtari i skuadrës së njohur Braga në Portugali, tashmë do të bartë fanellën kuq e zi të Drenicës.

23 vjeçari u bashkua dje me ekipin kurse sot u paraqit për rreth 20 minuta më ekipin në miqësorën ndaj Gjilanit, ku ishin minutat e para për të në ekip.

Denisson Silva, ka qenë anëtar i Braga për shumë vite ndërsa kohëve të fundit është aktivizuar në Braga B. Ai luan në pozitën e sulmuesit të qendrës dhe sulmues anësor.

Në kampionatin e fundit Jose Denisson ka bërë 42 paraqitje me skuadrën e Bragas.

Ky është përforcimi i nëntë për këtë skuadër në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror 2020/2021.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *