Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Superligës

Humbja e sotme ndaj Dritës me rezultat 3:0, i ka kushtuar me humbjen e vendit të punës, trajnerit të Feronikelit, Klodian Duro.

Ka qenë klubi i “Niklit” që ka konfirmuar se ka shkëputur kontratën me trajnerin shqiptar në mungesë të rezultateve.

Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani

Njoftimi i KF Feronikelit:

Komunikatë për media

FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.

Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.

FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.

Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *