ZYRTARE: Ndeshja Sociedad-Man Utd do të luhet në stadiumin e..

Manchester United do të zhvillojë ndeshjen e raundit tjetër në Ligën e Evropës ndaj Real Sociedad.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer një herë mendohej se do të udhëtonte për në Spanjë, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar dhe loja do të zhvillohet në Torino të Italisë.

Megjithatë, ndeshja është zhvendosur në Itali për shkak të kufizimeve të qeverisë spanjolle për udhëtarët që hyjnë në vend nga Anglia, për shkak të variantit të ri COVID-19.

Ndeshja e dytë, që do të luhet në Old Trafford të enjten më 25 shkurt, nuk është ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *