ZYRTARE: Man Utd nënshkruan me Edinson Cavani

Manchester United ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Edinson Cavanit.

Sulmuesi uruguaian ishte lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain i skadoi.

Djajtë e Kuq e kompletuan transferimin e tij, për një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

Besohet se paga e tij te skuadra angleze do të jetë dhjetë milionë euro në sezon, gjersa agjenti i tij ka fituar tetë milionë për të kompletuar kalimin në Old Trafford.

Cavani do të bartë numrin shtatë në fanellë, e që Ole Gunnar Solskjaer shpreson që sulmuesi të sjell freski në pjesën ofanzive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *