Zyrtare: Kjo është data e zhvillimit të ndeshjes Prishtina – Gjilani

Dueli Prishtina – Gjilani u i vlefshëm për xhiron e 26-të u shtye para disa ditëve.

Ndersa tani, Komisioni i Garave ka caktuar 30 marsin për këtë përballje.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00, teksa tashmë të dy klubet kanë marrë njoftimet zyrtare nga ana e FFK-së në lidhje me zhvillimin e takimit.

Kujtojmë që kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej këtë vikend më 21 mars, mirëpo për shkak të ruajtjes së terrenit në “Fadil Vokrri” në prag të zhvillimit të ndeshjeve të kombëtares së Kosovës.

Aktualisht në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohen punimet e fundit brenda tapetit jeshil për të qenë sa më i gatshëm për ndeshjet e shumta që do zhvillohen këtë muaj, pikërisht në këtë impiant

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *