Njoftimi zyrtar nga Thiago Silva mbërrin në RMC Sport. “Ishte ndeshja ime e fundit me PSG. Jam i trishtuar. Ju kërkoj falje fansave. Falënderoj të gjithë përkrahësit tanë për dashurinë e tyre”.
“Do të kthehem në Paris, një klub që më pëlqeu dhe që kam në zemrën time, por në një rol tjetër. Tani mund të luaj edhe 3-4 vjet të mira, për të garuar në Kupën e Botës në Katar”. Braziliani duket një hap larg firmës te Chelsea, sipas medieve angleze!