Zyrtare: Futbollisti i Augsburgut do ta përfaqësoj Kosovën

Tekniku gjerman, gjatë prezantim zyrtar ka bërë të ditur se Elvis Rexhbeçaj do ta vesh fanellën e Kosovës.

Mesfushori i cili luan në kampionatin gjerman, te skuadra e Augsburgut, mund të jetë në listën e të ftuarve të trajnerit të ri të Kosovës, Franco Fodës.

“Rexhbeçajn e kam parë duke luajtur, besoj se do ta kontaktojë. Jam optimist se do të na bashkohet”, tha Foda.

Ndërsa, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, zbuloi se tashmë janë në fazën e kompletimit të dokumenteve. Sipas tij, gjithçka tanimë është e përfunduar.

“Jemi në kontakt që 5 vjet, jemi në fazën e kompletimit të dokumenteve”, deklaroi Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *