Zyrtare: Etrit Berisha transferohet tek klubi i Serie A

Klubi torinez ka njoftuar pak më parrë arritjen e marrëveshjes 3-vjeçare me ish-portierin e SPAL dhe portierin e përfaqësueses shqiptare.

Tashmë është zyrtare, Etrit Berisha është portieri i Torinos. Lajmi është publikuar nga vetë klubi torinez në faqen e tij zyrtare.

Portieri kuqezi bëri vizitat mjekësore dy ditë më pare, pikërisht më 1 korrik, ndërsa mëngjesin e sotëm duket se ka firmosur një kontratë 3-vjecare.

Klubi i Futbollit të Torinos është i kënaqur që t’ju informojë se ka blerë portierin e SPAL, Etrit Berishën. Portieri ka firmosur një kontrat 3-vjecare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *