Mesfushori Valmir Azemi është futbollist i ri i kampiones së Kosovës, Dritës.
Drita të dielën ka njoftuar për angazhimin e Azemit, që deri më tani ka luajtur për Vushtrrinë.
Sipas vlerësimit të klubit gjilanas, Azemi ka bërë një hap të madh në karrierë.
“Valmiri si lojtar i dalluar në mesfushë, ka bindur me paraqitjet te Vushtrria që ta ofrojmë në ekip. Do të jetë forcë shtesë në grupin tonë. Valmiri tashmë është bashkuar me ekipin dhe po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri”, ka njoftuar Drita.
Valmir Azemi bashkohet me kampioninValmir Azemi eshte ardhje e re i cili ka bere nje hap te madhe ne karrieren e tij….
Posted by Drita FC on Sunday, August 23, 2020