Zyrtare: ‘Bombardon’ Drita, prezanton transferin më të ri

Arbnor Muja është futbollisti i ri i Dritës.

Sot në ambientet e klubit është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja.

Muja ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin dhe do t’i bartë ngjyrat bardhekaltër deri në qershor të vitit 2024.

Sulmuesi anësor ishte ndër futbollistët kryesor të Trepçës ’89 gjatë sezonit të fundit.

Njoftimi i plotë nga FC Drita pa ndërhyrje:

Arbnor Muja zyrtarisht bardh e kaltër

Sot në ambientet e klubit tonë FC DRITA në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja!

Duke pasur parasysh projektet e klubit dhe ndërtimin e një skuadre me lojtarë të së ardhmes, Muja ka nënshkruar kontratë tre vjeqare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershorë të 2024.

Muja vjen nga ekipini Trepqa 89 ku vitet e fundit me paraqitjet e tij ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit Mitrovicas!

Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepqa 89 z. Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgaditore me ne, në mënyre që Arbnori të jetë i gatshëm të na ndihmojë në ndeshjet e europës!

Mirë se vjen Nori! FC DRITA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *