Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka vendosur që të vazhdojë me trajnerin Ilir Daja në krye të skuadrës.
Lajmi është konfirmuar sot nga skuadra nga Suhareka e cila ka bërë të ditur se trajneri shqiptar e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2024.
Daja po e udhëheq Ballkanin në rrugën për ta mbrojtur titullin kampion si dhe pati paraqitje shumë të mira deri më tani në Ligën e Konferencës.
“???? ???? vazhdon kontratën edhe për 2 vite me kampionët!! Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik ?? ????????? deri në vitin ????.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.