Formacionet zyrtare të derbit Prishtina – Drita, Munishi e Nuhiu vendosin për 11-shet startuese

FC Prishtina dhe Drita kanë publikuar 11-shet startuese për ndeshjen klasike të futbollit të Kosovës.

Përballja që i takoi javës së tretë kampionale e cila ishte shtyrë luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi dhe ai i Dritës, Ardian Nuhiu kanë vendosur për 11-shet më të mira që kanë në dispozicion për ta nisur këtë takim.

Prishtina dhe Drita synojnë vetëm fitoren sonte, derisa dy tifozeritë kanë paralajmëruar përkrahje të madhe për skuadrat në fushë.

FORMACIONET ZYRTARE:

PRISHTINA: Nika, Belica, Mici, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Kryeziu, Krasniqi, Hoti, Uka.

DRITA: Maloku, Limani, Vitija, Broja, Namani, Baftiu, Azjeraj, Blakqori, Bardhoku, Simonovski, Kryeziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *