Zvicra mposht Portugalinë, Spanja Republikën e Çekisë

Janë zhvilluar të dielën edhe dy ndeshjet e radhës në Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve që ishin mjaftë interesante pasi u ballafaquan Spanja me Republikën e Çekisë dhe Zvicra me Portugalinë.

Spanjollët triumfuan ndaj çekëve me rezultat 2-0. Golat për skuadrën e Luis Enriques u realizuan nga Solar në minutën e 24’ dhe Sarabia në të 75-tën.

Në ndeshjen tjetër, Zvicra e ka mposhtur Portugalinë me rezultat minimal 1-0. Golin e fitores për helvetikët e realizoi Seferovic pas vetëm një minute lojë.

Spanja është e para në këtë grup me 8 pikë, e pasuar nga Portugalia me 7, pastaj vjen Republika e Çekisë me katër pikë dhe e fundit është Zvicra me tre pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *