Zidane: Nuk e di se çfarë do të ndodh me të ardhmen e Ramosit

Negociatat për kontratën e re të Sergio Ramos me Real Madrid po vazhdojnë me ritëm të ngadaltë, duke shkaktuar shumë shqetësime në mesin e tifozëve të klubit.

Trajneri Zinedine Zidane nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të saktë kur u pyet nëse situata e mbrojtësit spanjoll do të përfundonte si ajo e Cristiano Ronaldos.

Një mosmarrëveshje mbi kontratën e re vulosi largimin e Ronaldos te Juventusi.

“A do të kemi një çështje Cristiano? Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me Ramosin”.

“Ai për momentin është këtu me ne. Ne jemi përqendruar vetëm në ndeshjen e nesërme”, ka thënë Zidane në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

Tutje trajneri foli edhe për Karim Benzeman, i cili është thirrur në gjyq për çështjen e përfshirjes së tij në skandalin e një videoje të Mathieu Valbuena.


Trajneri tha se lojtari e ka përkrahjen e plot të tij. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *