“Zidane është duke mësuar gjuhën angleze”

Zinedine Zidane është prioriteti i Manchester United.

Sipas legjendës së Francës dhe Arsenalit, Emmanuel Petit, kjo edhe mund të realizohet sepse Zinedine Zidane ka nisur të mësojë gjuhën angleze.

“Komunikimi është shumë i rëndësishëm, kështu që nëse nuk flisni gjuhën kur arrini në një klub si Manchester United, mund të jetë një problem i madh”, tha Petit.

“Më kanë thënë se ai është duke e mësuar tashmë gjuhën, ai e di se kjo gjë është rëndësishme për karrierën e tij, pot gjithashtu lidhet me Manchester United, nuk besoj se është e vërtetë”.

“Natyrisht, është një emër i madh, por ai kurrë nuk ka luajtur në Premierligë, nuk e besoj (ardhjen e tij në United)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *