Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka mohuar zërat se ka ndonjë presion në kombëtaren e Kosovës dhe se ky presion po e pengon të jap më të mirën për dallim nga Lille.
“Jo nuk kam presion dhe këtu sa herë të vij e jap më të mirën. Pra në fanellën e Kombëtares e jap gjithmonë më të mirën. Sa i përket ndeshjes me Rumaninë që e humbën, nuk ka qenë lojë ekeqe por pësuam dhe kjo i ka dëshpëruar tifozët, por nuk them se kemi presion.
Sa i përket ndeshjes me Qipron, besoj se do të bëjmë një lojë të mirë dhe të shënojmë sa më shumë gola”, ka thënë Zhegrova.