Zbulohet plani i Real Madrid për të transferuar Mbappen

Real Madrid ka identifikuar Kylian Mbappe si shënjestrën e tyre për afatin kalimtar të verës.

Që nga blerja e Eden Hazard në vitin 2018, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane nuk ka shpenzuar shuma ‘astronomike’ për ndonjë lojtar tjetër.

Kështu, një gjë të tillë po kërkon ta bëjë këtë verë për të transferuar francezin Mbappe në tempullin Santiago Bernabeu.

Sipas ABC, PSG po konsideron shitjen e Kylian Mbappe këtë verë nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re.

Ndërsa Real Madrid është i interesuar për francezin e ri, pala parisiene po mendon për një lojtar plus një marrëveshje parash.

Ata po kërkojnë 165 milion € dhe Vinicius Junior për Mbappe.

Marrëveshja aktuale e 22 vjeçarit mbaron në 2022 dhe gjigandët francezë po mundohen ta bindin atë të rinovojë kontratën, por pa ndonjë sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *