Zbulohet arsyeja se pse u vra ish futbollisti i Ajaxit

Ish futbollisti i Ajaxit, Jerge Hoefdraad ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.

Ish sulmuesi i krahut ka ndërruar moshën 35 vjeçare si pasojë e një plumbi të marrë në kokë, raporton De Telegraaf.

Ai u dërgua me shpejtësi në një spital të Amsterdamit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Policia ka zbuluar autorët e krimit, por ende nuk ka një arrestim për rastin.

I ndjeri kishte hyrë për t’i ndarë disa persona që ishin duke u grindur në një lokal të Amsterdamit kur u qëllua me plumb në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *