Zbulohen 15 favoritët për ta fituar Topin e Artë 2021

Legjenda dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi është favoriti kryesor për ta fituar çmimin e shtatë të Topit të Artë për vitin 2021.

34-vjeçari argjentinas ishte në formë fantastike edicionin e kaluar me Barcelonën, ndonëse këta të fundit nuk arritën ta fitonin titullin në La Liga.

Pas Messit në listën e lojtarëve që janë në garë për këtë çmim shumë të rëndësishëm individual janë edhe Kane e Kante.

“OddsChecker” ka zbuluar listën prej 15 futbollistëve që janë në garë për Topin e Artë.

Pjesë e kësaj liste është edhe portugezi Cristiano Ronaldo e sulmuesi, Robert Lewandowski.

Lista e 15 favoritëve për ta fituar Topin e Artë 2021:

Serge Gnabry (40/1)
Mason Mount (40/1)
Erling Haaland (33/1)
Phil Foden (33/1)
Ciro Immobile (25/1)
Romelu Lukaku (14/1)
Kevin De Bruyne (12/1)
Raheem Sterling (10/1)
Neymar (9/1)
Cristiano Ronaldo (6/1)
Kylian Mbappe (6/1)
Robert Lewandowski (6/1)
N’Golo Kante (6/1)
Harry Kane (4/1)
Lionel Messi (9/4).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *