Sipas raportimeve të medieve angleze, njëri nga futbollistët e Prermierligës është sulmuar në shtëpinë e tij dhe është lidhur së bashku me të dashurën e tij nga banditë që mbanin maska.
Sulmi i frikshëm mësohet se ka ndodhur kur lojtari ishte duke parë një ndeshje në televizor, ndërsa partnerja e tij ishte në banjë.
Lojtari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u sulmua nga një grup hajdutësh të maskuar, të cilët hynë në shtëpinë e tij prej 1.5 milion funtesh gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.
Policia tha: ‘Hynë në pronë dhe morën stoli, së bashku me sendet e tjera shtëpiake. Hetimet janë duke vazhduar”.
Ende nuk dihet se kush ishte cak i sulmit, por që lojtari ka mbetur i traumatizuar