Java e 11’të e Superligës së Kosovës, këto ndeshje luhen sot

Sot zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

Gjilani e pret në shtëpi Feronikelin, teksa, Malisheva e pret në shtëpi Ulpianën, të dyja skuadrat nuk njohin fitore në pesë duelet e fundit.

Duel tjetër interesant është ai mes Llapit dhe Dritës, ‘llapjanët’ janë në një formë tejet të mirë pasi kanë tri fitore radhazi, dhe pritet një ndeshje e luftuar pasi të dyja skuadrat kërkojnë tre pikët.

Pas 10 ndeshjeve të para lider në tabel është Ballkani me 18 pikë e i ndjekur nga Drenica e Gjilani që kanë nga 17 sosh.

Të gjitha këto ndeshje luhen nga ora 13:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *