Ylli i Man United mban bisedime sekrete me gjigantin evropian, afër largimit nga “Old Trafford” pas dy vitesh

Një lojtar i Manchester United raportohet se është duke mbajtur bisedime me një ekip tjetër për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Këtë sezon, United ka performuar jo në nivelin e dëshirueshëm nën urdhrat e Ten Hag, teksa momentalisht gjejnë veten në pozitën e gjashtë në Ligën Premier.

Në Ligën e Kampionëve ata patën një kampanjë dëshpëruese duke u eliminuar që në fazë të grupeve.

Pas një afati të qetë kalimtar të janarit, United tani mund të humbasë një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm të ekipit.

Sipas gazetës turke të lajmeve Fotomac, Christian Eriksen mund t’i bashkohet gjigantit turk Galatasaray. Afati kalimtar në Turqi do të jetë i hapur deri të premten, andaj gjasat që një lëvizje e tillë të ndodhë ekzistojnë.

Është raportuar se negociatat mes Galatasaray, United dhe Eriksen tashmë janë duke u zhvilluar, por asgjë nuk është bërë e ditur në publik për shkak se gjithçka është mbajtur ‘sekret’.

Raporti gjithashtu shton se ekipi turk janë të gatshëm të transferojnë Eriksenin në formë huazimi me opsion blerje në fund të sezonit. Ani pse asnjë shifër nuk është bërë e ditur, besohet se danezi do t’i bashkohet klubit menjëherë nëse një marrëveshje arrihet.

Këtë sezon reprezentuesi danez është paraqitur në 19 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në dy të tjerë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *