Xhevdet Shabani largohet nga Drita

Njëri nga futbollistët më cilësor në Kosovë, Xhevdet Shabani nuk do të jetë më pjesë e Dritës, sipas raportimeve të fundit.

Kështu raporton mediumi lokal “Radio Star”, i cili merr vesh se klubi gjilanas nuk ka vazhduar bashkëpunimin me të.

Ende nuk dihet arsyeja e mosbashkëpunumit mes Xhevdet Shabanit dhe klubit gjilanas Fc Drita.

Xhevdet Shabani ishte shpallur Futbollisti më i mirë për vitin 2018 nga Federata e Futbollit të Kosovës, Shabani ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sukseset e Dritës.

Demokracia.com më herët ka raportuar se Shabani mund t’I bashkohet Prishtinës për edicionin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *