Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është shprehur i mërzitur pasi që po i mungon familja e tij.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sports”, reprezentuesi zviceran ka thënë se po i mungon familja e tij.
“Unë nuk e kam parë familjen time që pesë apo gjashtë muaj tani. Nuk është e lehtë për mua sepse jam shum i afërt me familjen time. Mezi pres t’i shohë përsëri. Shpresojë që së shpejti të bëhet gjithçka më mirë” – ka deklaruar 29-vjeçari.
Kujtojmë se Xherdan Shaqiri është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.