Xhaka e dëshiron rikthimin tek ish-klubi i tij

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka zbuluar dëshirën e tij për t’u rikthyer te Borussia Monchengladbach kur t’i skadojë kontrata në vitin 2024.

Kapiteni i Zvicrës zgjati për një vit kontratën e tij me “Topçinjtë” pavarësisht raportimeve për një transferim te Roma.

Xhaka momentalisht mungon për shkak të një lëndimi të rëndë që e pësoi në derbin e Londrës Veriore ndaj Tottenhamit në shtator.

Ai ka bërë mbi 200 paraqitje për Arsenalin dhe u emërua kapiten gjatë kohës kur trajner ishte Unai Emery, por iu hoq shiriti pas një konfrontimi me tifozët në ndeshjen ndaj Crystal Palace në vitin 2019.

Transferimi i Xhakës u kushtoi londinezëve rreth 34 milionë funta, duke e marrë nga Borussia Monchengladbach.

Dhe tani, Xhaka ka zbuluar dëshirën e tij për t’u rikthyer te skuadra gjermane falas në vitin 2024, kur ai t’i mbush 32 vite.

“Nuk e kam bërë transferimin nga Borussia te Arsenali për para. Ishte një ëndërr e imja që të luaja në Angli. Unë vetëm sa e kam zgjatur kontratën, e cila ka ended y vite e gjysme. Atëherë unë do të jem 32 vjeçar dhe nëse Max Eberl më dëshiron, dera ime do të jetë e hapur”, u shpreh Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *