Përurohet fillimi i punimeve në stadiumin e 2 Korrikut

Sot presidenti i FFK-së Agim Ademi ishte i pranishëm në përurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e tribunës lindore të “KF 2 Korriku” -t në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Të pranishëm ishin edhe drejtori për sport në Komunën e Prishtinës si dhe drejtuesit e klubit “2 Korriku”.

Presidenti Ademi uroi “2 Korrikun” për fillimin e këtyre punimeve dhe pohoi se tifozët gjithmonë e meritojnë të kenë hapsirën e tyre në çdo stadium.

Ndërtimi i hapsirës së tifozëve është projekt i Komunës së Prishtinës, ndërsa vazhdon bashkëpunimi në projekte të tjera mes FFK, Komunës dhe MKRS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *