Xavi Hernandez: Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, do të fitojmë në Mynih

Barcelona nuk arrin të mposhtë Benfican në “Camp Nou” (0-0) dhe rrezikon seriozisht eliminimin që në fazën e grupeve.

Skuadrës katalane nuk do t’i mjaftonte as barazimi në sfidën e fundit me Bayernin, nëse ekipi portugez fiton në ndeshjen e fundit ndaj Dynamos së Kievit në Lisbonë.

Megjithatë, Xavi u deklarua i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve dhe qëndrimin e tyre në fushë. Ne jemi Barcelona dhe do të fitojmë në Mynih dhe në të gjitha fushat ku luajmë”, tha Xavi pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *