Gjatë raundit të shtatë, nga qoshi i ringut u hodh peshqiri për dorëzim pasi Wilder ishte rrëzuar dy herë deri atë kohë.
Por Wilder, dhe trajneri kryesor Jay Deas, folën pas humbjes se ata nuk ishin dakord me këtë veprim dhe tani pasojet mund t’ bart Breland, përcjell lajmi.net.
Në ndërkohë, bokseri amerikan ka pranuar se do ta zhvillojë edhe meçin e tretë kundër Furyt para muajit korrik, ashtu siç parashihet në kontratë.