Pothuajse e kryer, ja kur zhvillohet meçi Wilder – Fury 3

Lufta e tretë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të zhvillohet para fundit të korrikut, me ‘Bronze Bomber’ i vendosur për të aktivizuar klauzolën e rimeçit.

Wilder u nokautua në raundin e shtatë në takimin e dytë me dyshes, por është tejet i vendosur për hakmarrje.

Sipas Sports Illustrated, megjithatë, kushtet e kontratës deklarojnë se meçi triologjik do të duhej të zhvillohej deri në fund të korrikut, sipas marrëveshjes.

Në anën tjetër, Athletic ka konfirmuar se ai do të ushtrojë klauzolën për të patur një meç të tretë kundër Fury.

Britaniku, i cili fitoi titullin WBC në peshën e rëndë të shtunën pas mesnate, gjithashtu e do sfidën e tretë me boksierin amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *