Dillian Whyte e ka fituar rimeçin ndaj Aleksander Povetkin, në duelin kryesor të eventit të sontëm.
Në raundin e katërt, Whyte me breshëri grushtash e rrëzoi Povetkinin, ndërsa gjyqtari u detyrua ta përfundonte aty duelin.
WHYTE GETS REVENGE pic.twitter.com/kIdVVL1Q3Z
— ᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ?? (@MiracleMMA__) March 27, 2021
Ky rimeç u zhvillua në shtetin e Gjibraltarit, teksa të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve.
Dueli i parë mes tyre u fitua nga Povetkin me një nokaut në raundin e pestë, edhe pse Whyte po triumfonte në katër raundet e para.