Timo Werner me gjasë është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Chelsea.
Futbollisti gjerman dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge” pas situatës së brishtë të krijuar së fundmi.
Pronari Roman Abramovich po planifikon ta shesë klubin pasi u fut në listën e zezë për shkak të lidhjes dhe afërsisë me presidentin rus, Vladimir Putin.
E mediumi “Sport1” raporton se sulmuesi gjerman e ka kërkuar largimin nga kampioni aktual evropian gjatë verës që vjen, përcjell “Gazeta Express”.
“Blues” janë të gatshëm ta shesin përfaqësuesin gjerman por vetëm për një çmim të arsyeshëm.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, klubi anglez i kërkon afro 35 milionë euro për kartonin e Wernerit.
Kohë më parë, interesim për 26 vjeçarin, dikur futbollist i Leipzigut, interesim kishte shfaqur Barcelona.
Gjatë eksperiencës që e pati në Londër deri tash, Werner nuk ka treguar aq sa është pritur nga ai.