Këto janë datat e rikthimit në aksion të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi këtë muaj dy miqësore, në të cilat regjistroi dy rezultate pozitive.

Fillimisht, ndeshjen e parë Kosova e zhvilloi si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku e mposhti me rezultat të thellë 5:0 Burkina Fason.

Ndeshja e dytë miqësore u luajt mbrëmë, ku “Dardanët” barazuan si mysafirë kundër Zvicrës me rezultat 1:1.

Trajneri i ri Alain Giresse e ka filluar aventurën e tij te Kosova me rezultate pozitive, ndërsa mbetet të shihet se a do të vazhdojë paraqitja e mirë edhe në ndeshjet e radhës.

Takimet e radhës për Kosovën do të zhvillohen në muajin qershor, ku për dallim nga këto të muajit mars, do të jenë tejet të rëndësishme.

Kosova është pjesë e Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër Qipros më 2 qershor.

Pas Qipros, më datën 5 qershor Kosova pret në shtëpi Greqinë, kurse katër ditë më vonë zhvillon përsëri ndeshje si vendase kundër Irlandës së Veriut.

Ndeshja e fundit e muajit qershor për “Dardanët” do të jetë në udhëtim, ku më 12 qershor do të jetë mysafire e Greqisë.

Më poshtë e gjeni programin e plotë të ndeshjeve të Kosovës në muajin qershor.

2 qershor, 20:45 Qipro – Kosova

5 qershor, 20:45 Kosova – Greqia

9 qershor, 20:45 Kosova – Irlanda e Veriut

12 qershor, 20:45 Greqia – Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *