Kosova është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të Grupit B në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në Sevilla të Spanjës, Dardanët humbën 3-1 nga Furia e Kuqe.
Pas takmit, në një prononcim për SSK, ka folur Mërgim Vojvoda, i cili dha një mesazh për të gjithë tifozët shqiptarë.
“Gjithmonë duhet me besu tek Përfaqësuesja, më doket se sot e kena tregu se jena kanë me lanë shpirtin në këtë fushë, edhe masi e kena ditë që nuk na kanë pranu si shtet, sa të jemi gjallë kemi me jep krejt zemrën, angazhimi është gjithmonë 100%”, tha Vojvoda.
Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar tri prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.
Kosova, në anën tjetër, i ka humbur katër prej pesë ndeshjeve të fundit.
Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.