Vojvoda “qetëson” tifozët

Emocionet si te tifozët ashtu edhe te futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë qenë të mëdha pas humbjes zhgënjyese 2-1 kundër Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ishte një paraqitje e plogësht e ”Dardanëve”, të cilët luajtën me shumë mungesa dhe pa disa prej futbollistëve kryesorë.

Tifozët kanë qenë të zëshëm dhe shumë kritikë ndaj emrave si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica që nuk ishin të gatshëm të luanin.

Sidoqoftë, prej atyre që luajtën ishte Mërgim Vojvoda, i cili tash ka reaguar në Instagram me një postim ku shkruan:

”Dashuria për vendin nuk mund të diskutohet. Dhemb shumë sepse të gjithë ndihemi të tradhtuar por është futbolli. E ardhmja është e jona dhe ne nuk do të dorëzohemi kaq lehtë. Në fitore ose humbje, ne mbetemi të bashkuar dhe të fortë. Sot dhe përgjithmonë me Kosovën.”

Nesër Kosova luan kundër Sllovenisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, me fillim nga ora 20:45 në ”Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *