Bayern Munchen është kampion i Evropës për edicionin 2019/20.
Bavarezët kanë mundur Paris Saint-Germainin në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat minimal, 1:0, përcjellë “Olle”.
Ishte goli i Coman ai që vendosi sfidën interesante në Lisbonë, duke bërë kështu që Bayerni të fitojë trofeun e gjashtë në këtë kompeticion.
Momenti që mori vëmendje të madhe ishte ai pas përfundimit të ndeshjes mes Alaba dhe Neymar.
Austriaku e ngushëlleu në mënyrë të vecantë brazilianin, i cili kishte shpërthyer në lot.
David Alaba consoles Neymar after the final whistle ♥️#UCLFinal pic.twitter.com/RcAiT9FTBB
— DAZN Canada (@DAZN_CA) August 23, 2020
Ndryshe, PSG krijoi më shumë raste në pjesën e parë, sidomos me Neymar, Mbappe e Di Maria, që humbën raste ideale para portës së Neuer.
Ndërkohë, më i rrezikshmi te gjermanët në këtë pjesëlojë ishte Leëandoëski, i cili u ndal nga shtylla pingule.
Në fund të pjesës së parë Bayerni kërkoi penallti pas ndërhyrjes në Coman, por italiani Orsato heshti.
Pjesa e parë u mbyll 0:0, derisa Bayerni e nisi më mirë të dytën duke gjetur golin në minutën e 59.
Pas krosimit milimetrik të Kimmich, Coman realizoi nga afërsia me kokë për 1:0.
PSG bëri përpjekje për barazim deri në fund por pa sukses, duke bërë kështu që takimi të mbyllet 1:0.
Për Bayernin ishte ky triumfi i gjashtë në 11 finalet e zhvilluara në këtë kompeticion.
Ndërkohë, ekipi i Tuchel duhet të kënaqet me vendin e dytë në këtë kompeticion, për herë të parë në histori të klubit.