VIDEO/Ndodh në Meksikë, gjyqtari bëhet “portier” dhe shpëton gol të sigurt

Një gjyqtar në kampionatin meksikan është bërë hit në rrejtët sociale.

Në ndeshjen Cruz Azul – Toluca, derisa skuadra vendase udhëhiqte me rezultat 2:0, në minutën e 36-të vendasit patën një shans të artë për ta zgjidhur ndeshjen.

Sulmuesi i Cruz Azula, anashkaloi portierin dhe gjuajti në rrjetën e zbrazët por goditi shtyllën. Shoku i tij i skuadrës vrapoi në topin e kthyer dhe e dërgoi atë drejt portës bosh, por mysafirët u shpëtuan nga gjyqtari.

Ai, duke ndjekur aksionin e gjeti veten saktësisht në rrugën e golit duke e dërguar topin në vijën fundore.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, mysafirët zvogëluan epërsinë në 2: 1 në minutën e 44-të, dhe në minutën e dytë të pjesës së dytë barazuan në 2: 2. Sidoqoftë, Macias u “shpëtua” nga Guillermo Fernandez, i cili shënoi në minutën e 63-të për 3: 2 dhe fitoren e Cruz Azul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *