Vëzhgues jo vetëm për Mitajn, klubi që synon Champions interesohet për Bajramin

Në Parma, në miqësoren Shqipëri-Kili, ishin të pranishëm shumë menaxherë, drejtorë klubesh, ku ndoqën nga pranë disa nga legjionarët kuqezi.

Sigurisht, interesimi i Juventusit për Mario Mitaj bërë shumë buje, duke përqendruar vëmendjen tek mëngjarashi i kombëtares, por sipas mediave italiane, në vëzhgim nuk ishte vetëm Mitaj.

“La Gazzetta dello Sport”, shkruan se edhe Giovanni Sartori drejtori sportiv i Bolognas, ishte i pranishëm në “Ennio Tardini”, por fokusi i tij nuk ishte Mario Mitaj, por Nedim Bajrami.

Fantazisti kuqezi vlerësohet shumë në Serie A, pavarësisht se te Sassuolo gjërat nuk po shkojnë si pritej, edhe Bajrami është viktimë e momentit negativ që po kalon ky ekip: 3 gola dhe 2 asiste në 44 ndeshje, këto janë shifrat e Bajramit te Sassuolo, shumë larg paraqitjes së tij tek Empoli: 22 gola 22 asiste në 127 ndeshje.

Fantazisti kuqezi është një profil që pëlqehet nga drejtuesit e Bolonjas, shihet si një përforcim cilësor për sezonin e ardhshëm ku Bologna pritet të luajë në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *