Kosova dhe Qipro do të përballen sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.
Tashmë pa objektiva për ta fituar grupin, Kosova synon fitoren që të mbetet në Ligën C dhe të mos bie në një ligë më poshtë.
Megjithatë, nuk do ta ketë aspak të lehtë kjo për faktin se edhe mysafirët me një fitore të mundshme do të shpëtonin nga rënia, kurse kjo gjë do ta rrezikonte jashtë mase Kosovën, e cila do të duhej të shpresonte pastaj për humbje të Irlandës së Veriut ndaj Greqisë.
Analizuar formën e kësaj kombëtare në 10 ndeshjet e fundit, Qipro ka vetëm dy fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Kjo është një tjetër statistikë që e favorizon bindshëm Kosovën, por që mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.