Ka përfunduar me barazim derbi në Super Lig turke në mes të Fenerbahçës dhe Alanyasporit. Një dështim ky i Fenerbahçës në rrugën e tyre për titull në ligën e Turqisë
Pas Trabzonsporit edhe një dështim i Fenerbahçës në rrugën e tyre për titull në Turqi.
Javën e kaluar Fenerbahçe humbi nga Trabzonspor si mysafirë, kurse këtë javë ata kanë barazuar kundër skuadrës Alanyaspor me rezultat 1-1.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi kundër Fenerit, me golin e Cisses nga penalltia në minutën e 29-të.
Me të filluar pjesa e dytë për Fenerbahçën u akordua penallti të cilën në gol e shndërroi Max Kruse në minutën e 53-të.
Në këtë ndeshje Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë dhe krijoi tri raste për shënim, derisa shënoi edhe një gol por që u anulua sepse ishte në pozitë jashtëloje.
Pas këtij barazimi Fenerbahçe është në pozitën e pestë me 38 pikë, kurse Alanyaspor është në pozitën e tretë me 39 pikë.