Veprim që po qesh e gjithë bota: Ky mund të jetë mashtruesi më i madh i vitit (Video)

Një video gazmore ka ardhur nga futbolli i Guatemalës.

Në ligën e tretë në një ndeshje të te rinjve midis San Lorenzo dhe Batakenos, futbollisti mysafirë bëri një veprim që nuk është parë ndoshta më herët.

Derisa ndeshje ishte e ndërprerë për shkak të një faulli, një objekt hidhet nga shikuesit në fushë, dhe kwtu ndodhi e çuditshmja.

Futbollisti mysafirë iu afrua objektit, e mori atë dhe e goditi veten në kokë për tu shtrirë sikur e lëndoi dikush.

Lojtarët e tjerë vrapuan tek ai, i cili përpëlitej në fushë. Fatkeqësisht për të, gjithçka u regjistrua, kështu që tani i gjithë planeti po qesh me këtë mashtrues të madh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *