Vëllai i Cristiano Ronaldos akuzohet për mashtrim

Vëllai i Cristiano Ronaldos, Hugo Dinarte, po akuzohet për mashtrim dhe është nën hetime.

Sipas raportimeve të mediave në Itali, Hugo akuzohet se ka mashtruar një kompani në Torino në lidhje me shitjen e fanellave të Ronaldos.

Si duket 45 vjeçari ka gënjyer kompaninë ‘Mussara’ për 13 mijë fanella me numrin shtatë, të cilat i ka blerë 4 euro dhe i ka shitur më shtrenjtë.

Hugo është menaxhues i tregtisë se Ronaldos dhe gjitha fanellave që shitën me numrin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *