Vdes një 21-vjeçare në QKUK nga COVID-19

Sot në orët e hershme të mëngjesit, në Infektivë ka vdekur një 21-vjeçare nga COVID-19.

Zyra për informim e QKUK-së, e ka konfirmuar për Demokracia.com se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur një 21-vjeçare nga COVID-19.

“Ju konfirmojmë se, bazuar në njoftimin e Njësisë së Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e hershme të mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000”, kanë thënë Zyra për informim e QKUK-së.

Ata, gjithashtu konfirmuan për Demokracia.com se 21-vjeçarja, por që ishte e prekur me COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore,.

Sipas QKUK-së, ajo ka ndërruar jetë në orën 06:00, përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, nuk ka arritur në mbijetojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *