Legjenda e futbollit ferizajas dhe ish-drejtori i klubit të Ferizajt, Nadir Haxhimusa, ka vdekur sot herët në mëngjes në moshën 55 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e ish-futbollistit dhe ish-drejtorit sportiv të Ferizajt e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, raporton Gazeta Express.
Haxhimuas ishte ndër shtyllat kryesore të klubit të Ferizajt në dekadat e fundit.
Në një njoftim në Facebook, Aliu futbolli ferizajas e më gjerë është sot në zi, pasi e humbi një qytetar shembullor.
“Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm, për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit të plejadës së artë, drejtorit e trajnerit sportiv nga më të mirët, një nga shtyllat mbajtëse të historisë së Klubit të Futbollit “Ferizaj”, mikut tim e bashkëpunëtorit tonë, Nadir Haxhimusa”, shkroi ai.
Ai shtoi: “Futbolli ferizajas e më gjerë është sot në zi. Ferizaj humbi një qytetar shembullor, familja një prind të përkushtuar e miqtë, shokët, më të shtrenjtin Nadir. Lamtumirën na dha shumë herët, ai që sot vepra e tij e bën të papërsëritshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Haxhimusa, miqve e të njohurve të të ndjerit! Dritë pastë shpirti i tij!”