Premier League harron krizën, gati të thyejë rekordin 3 herë

Premier League e çmendur.

Në këtë merkato të verës në të cilën kampionatet e tjerë të mëdha të Europës janë ta ndalur, ai anglez duket indiferent ndaj krizës post Covid.

Deri tani, Premier ka shpenzuar një total prej 641 milionë euro, sa Serie A (303) dhe Bundesliga (313) të marra bashkë, ndërsa Ligue 1 (270) dhe LaLiga (125) janë akoma më mbrapa.

Premier, në thelb, jeton në një botë tjetër. Dhe kjo diferencë e madhe me pjesën tjetër të Europës do të thellohet akoma më shumë nga goditjet e ardhshme të klubeve të mëdha angleze.

Në pak ditë, rekordi dp të thyhet tri herë.

Transferimi më i kushtueshëm në kampionatin anglez është ai i Pogba, i blerë nga Manchester United për 105 milionë euro.

Në ditët e ardhshme, Premier pritet ta thyejë këtë rekord plot 3 herë.

E para, me përjashtim të surprizave, do të jetë kur Jack Grealish të transferohet te Manchester City për 117 milionë euro.

Më pas do të vijë radha e Romelu Lukaku-t, i cili pritet të transferohet nga Inter te Chelsea për 120-130 milionë euro, duke thyer rekordin e Grealish.

Në fund, vjen Harry Kane, i cili pritet të transferohet te City për 160 milionë euro, por në këtë rast do të duhet pak më shumë nga Citizens për të bindur Tottenham. Kjo shitje do të thyejë rekordin e Lukaku-t.

Dominim total i Premier League, që pas këtyre operacioneve do të ketë arritur kuotën 1 miliard euro për shpenzimet e bëra në merkato, e njëjta shifër që deri më tani kanë shpenzuar në total kampionatet e tjera kryesore të Europës të marra bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *