Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Kosova mund të përballet me Shqipërinë!

Me 13 dhjetor pritet të hidhet shorti për kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Në këtë short mund të kemi një ndeshje vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë nëse gjërat mbeten siç janë.

Në vazon e parë sigurisht do të jenë emrat si Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, konkretisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.

Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe përfshinë Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.

Në të pestën janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *