Valon Berisha: Pa ju nuk jemi asgjë, na ndihmoni, lërini komentet negative

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas ndodhive të fundit dhe komenteve të shumta drejtuar ekipit përfaqësues dhe lojtarëve pas humbjes nga Maqedonia e Veriut.Kosova u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.

Kjo humbje ka dëshpëruar të gjithë, nga lojtarët e deri tek tifozët, ndërsa dëshpërimi i madh ka bërë që të ketë komente dhe kritika të ndryshme.Valon Berisha, i cili ishte edhe kapiten i “Dardanëve” në këtë ndeshje ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar në lidhje me kritikat e fundit.Ai ka ftuar gjithë popullin që të ketë unitet mes vete, pasi Kosovën e kemi të gjithë bashkë në zemër dhe sukseset vijnë pasi të jemi të bashkuar.“Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, ashtu edhe është që të mësojmë prej tyre, mos të dorëzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s’janë dorëzuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *