Valon Berisha me mesazh special për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA

Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia.

Pranimi në UEFA i hapi rrugë aplikimit për anëtarësim dhe përfundimisht edhe pranim po ashtu në FIFA, shtëpinë e futbollit botëror, i cili erdhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime, në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si antare e 55-të e kësaj organizate.

Për këtë ditë historike ka folur edhe mesfushori kosovar, Valon Berisha, i cili ka folur pë ndeshjen e parë pas pranimit të Kosovës në UEFA ku shënoi gol, dhe gëzimin që ka sjellë ky pranim i UEFAs.

Berisha ndër tjerash tha se: ‘Zemra e Kombëtares është populli, sa të jem ‘Dardanë’ gjithmonë kemi me dhënë maksimimumin, unë dhe bashkëlojtarët e mi’”.

https://fb.watch/5fOULQGK41/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *