Uzuni: Më vjen keq që nuk shënova, ishte e vështirë kundër Anglisë

Myrto Uzuni është deklaruar pas ndeshjes me Anglinë.

Myrto Uzuni ka pranuar se Shqipëria e kishte të vështirë në ballafaqimin me Anglinë të humbur me rezultat 2:0 në kuadër të grupit I të eliminatoreve për Botërorin 2022.

“Mundësia ekzistonte, kam mundur të shënoj dhe ndoshta mund të merrnim një pikë”, deklaroi Uzuni pas ndeshjes për Supersport.

“Anglia është kundërshtar i fortë, i nivelit të lartë. Ishim duke luajtur me Anglinë, jo me ndonjë ekip të lehtë. Ishte e vështirë të depërtonim në mbrojtjen e Anglisë”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *