United nuk mund ta shkarkojë tani Solskajer, ja arsyeja

E ardhmja e Ole Gunar Solskjaer në bankinën e Manchester United është në dyshim. 

Rezultatet pozitive po mungojnë dhe loja e skuadrës nuk është në nivelet e pritura. Norvegjezi rrezikon prej kohësh shkarkimin, por drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk duan të nxitohen.

Shkaku? Daily Mail raporton se i preferuari i United është Gareth Southagte, trajneri i kombëtares angleze. 49-vjeçari ka treguar aftësitë e tij në Botërorin e Rusisë dhe punon shumë mirë me lojtarët e rinj që janë në shumicë te klubi i njohur anglez.

Ardhja e tij mund të ndodhë pas Euro 2020 dhe ky është shkaku pse United nuk po e shkarkon norvegjezin Solskjaer. 

Ky i fundit ka kohë deri në fund të sezonit për të arritur objektivat e klubit, përndryshe do të largohet për t’i lënë vendin Southgate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *